Turqia dërgon anije shpimi në Detin Mesdhe, Erdogan: Vizion i ri për energjinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut.

Gjatë ceremonisë për të përuruar nisjen e misionit Presidenti Erdogan tha se anija ‘Abdulhamid Han’, është “simbol i vizionit të ri të Turqisë në fushën e energjisë”

Erdogan shtoi se anija do të fillojë shpimin në pusin Yorukler-1 rreth 55 kilometra nga brigjet e Gazipasa, në provincën e Antalias.

Athina zyrtare shprehet se është duke vëzhguar.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën. Mbetemi në gatishmëri. Por ne qëndrojmë të qetë dhe bëjmë gjithçka që kemi në  fuqinë tonë për të siguruar që i gjithë rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe të mbrojmë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat sovrane të vendit tonë”, tha Giannis Oikonomou, zëdhënësi i qeverisë greke.

Një delegacion turk do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme. Vizita vjen pas premtimit të presidentit amerikan Joe Biden për të dorëzuar avionë luftarakë F16 për forcën ajrore të vjetër të Turqisë. Ministri turk i Mbrojtjes tha se ekipi do të mbërrijë në Uashington të hënën me ftesë të zyrtarëve amerikanë të cilët nuk janë identifikuar.

Turqia e cila është anëtare e NATO-s  u përjashtua nga programi F35 Joint Strike Fighter për shkak të blerjes së një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore ruse në vitin 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?