Pse Japonia nuk ka ushtri?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duket se Japonia gjithnjë do ta gjejë një mënyrë për të bërë diferencën duke u  veçuar nga pjesa tjetër e botës.

Shteti i njohur për kulturën avangardë por edhe traditat ndërshekullore, toka e geishave dhe e samuraive –  është çuditërisht edhe një nga shtetet e vetme në botë që nuk ka ushtri.

Pse ky vendim?

Dikur, forcat perandorake japoneze kanë arritur të mposhtin Rusinë në vitin 1905, dhe në kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo përbëhej nga mbi 5 milionë trupa ushtarake.

Në ditët e sotme, “ushtria” japoneze, e kufizuar në përmasa dhe përgjegjësi, nuk përbën kërcënim për asnjë shtet tjetër.

Shteti ka vendosur të adoptojë një model pacifist të ‘epokës së pasluftës’ që i mbështet vendet në zhvillim por nuk shërben për t’i frikësuar apo terrorizuar ato.

Pasojat e Luftës së Dytë Botërore tek Japonia

Thuhet se sulmi famëkeq i Japonisë në Pearl Harbor i vitit 1941, i shtyu Shtetet e Bashkuara të merrnin pjesë në Luftën e Dytë Botërore për t’u hakmarrë.

Kushtetuta e Japonisë e vitit 1946, e shkruar nga SHBA pasi Japonia u mund prej tyre pas hedhjes së 2 bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, përfshin nenin 9 – që e ndalon ligjërisht Japoninë të zotërojë potencial luftarak dhe të bëjë luftë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA e solli Japoninë nën mbrojtjen e saj, sepse Japonia e gjeti veten të bombarduar dhe të goditur nga varfëria. Pastaj regjimi i vjetër i Japonisë u zëvendësua me një qeveri demokratike dhe Ushtria dhe Marina e saj Perandorake u shpërbënë.

Megjithëse Japonia nuk lejohet të ketë ushtri, ajo investon në mënyrë të kufizuar në Forcat e saj paqeruajtëse vetëmbrojtëse (SDF).

SDF

Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë u themeluan në vitin 1954, pavarësisht nenit 9.

Qeveria japoneze argumenton se qëllimi i vetëm i SDF-së është mbrojtja dhe se ato nuk posedojnë armë të përshtatshme për sulm, si bomba, raketa balistike me rreze të gjatë apo aeroplanmbajtëset.

Foto e marinsave japonez me flamurin e vjeter tradicional

Ndihma ndaj fatkeqësive natyrore dhe disa përpjekje paqeruajtëse të OKB-së janë pjesë e pak aktiviteteve të lejuara të SDF-së.

Nëse sulmohet nga forca më të mëdha armike, SDF duhet të ketë SHBA-në që t’i vijë në ndihmë. Në thelb, fuqia ushtarake e SDF-së është thjesht mbrojtëse dhe e varur nga SHBA.

Një aspekt tjetër interesant i SDF-së është se ata nuk mbrohen nga një ligj për sekretet ushtarake dhe shkeljet e kryera nga personeli ushtarak trajtohen nga gjykatat civile në juridiksionet përkatëse.

Epoka e re e Japonisë

Në prill 2019, perandori Akihito dha dorëheqjen për shkak të moshës. Froni i është kaluar djalit të tij Princit Naruhito, i cili ka deklaruar se do të fillojë një epokë e re.

Në Japoni, çdo perandor ka epokën e tij me emrin e tij unik.

Për Naruhiton, epoka e re “Reiwa” përafërsisht do të thotë “harmoni e bukur” – një emër që rrjedh nga poezia e lashtë japoneze.

Epoka Reiwa përfaqëson një thyerje të traditës dhe premton se do të ketë një ndikim të fortë tek Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes.

Kjo, së bashku me vendosmërinë e kryeministrit Fumio Kishida për të ndryshuar nenin 9, mund të sugjerojë një fillim të ri, pasi Japonia tashmë po kërkon të jetë më e pranishme në arenën e sigurisë globale, duke ndërtuar një prani ushtarake që duket se kërkon të jetë e bazuar tek historia e lavdishme e shtetit japonez.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?