Rreziku për katastrofë atomike, OKB kërkon akses në impiantin e Zaporizhias

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) ka kërkuar akses të menjëhershëm në impiantin bërthamor në Zaporizhia.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbajti një takim të jashtëzakonshëm të enjten mbi situatën e vështirë në centralin në fjalë, që kontrollohet nga trupat ruse.

“Mbetem shumë i shqetësuar për situatën në impiantin në Zaporizhia dhe përsëris se çdo ndërhyrje ushtarake vë në rrezik sigurinë. Këto ndërhyrje, në një impiant kaq të madh, mund të çojë në pasoja serioze”, tha drejtori i ANEA, Rafael Mariano Grossi.

Si Ukraina edhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

“Ajo që ka ndodhur në ditët e fundit në atë impiant është kombinimi i akteve kriminale të regjimit të Kievit ndaj infrastrukturës bërthamore dhe akteve të stafit të centralit, veprime për të cilat nuk ka pasur asnjë reagim ndërkombëtar”, u shpreh ambasador i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.

“Edhe një herë Rusia preku fundin e historisë së terrorizmit. Askush nuk ka përdorur kaq hapur një impiant bërthamor për të kërcënuar botën dhe për të diktuar kushte. E gjithë bota duhet të reagojë për të dëbuar pushtuesit nga territori i centralit atomik në Zaporizhia”, theksoi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Uashingtoni i bëri thirrje Moskës që të ndalë operacionet në kompleksin bërthamor. Edhe pse për momentin nuk ka pasur kontaminim, bombardimet e fundit kanë shtuar shqetësimin për një katastrofë bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Libi, gjendet varri masiv me 42 trupa të djegur

Shërbimi i autoriteteve libiane të ngarkuara me kërkimin e personave të zhdukur njoftoi se 42 trupa të djegur u zbuluan në një varr masiv...

9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje...

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

TË FUNDIT

8 shtëpi të ndërtuara në vende të pazakonta

Arkitektura mund të flirtojë me natyrën në mënyra ekspresive por delikate. Ideja në arkitekturë është shpesh për të harmonizuar, jo për të dominuar, peizazhet. Kjo mund të jetë...

Cili ka qenë viti më i keq në histori për të qenë gjallë?

Shkenca e ka gjetur edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje të çuditshme... Përgatituni për të lexuar rreth një kohe në historinë e njerëzimit që duket sikur...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?