Pse kriza në Europë mund të jetë pikërisht ajo që i duhet SHBA-së?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pse SHBA-ja mund të përfitojë më shumë se kushdo nga kriza në Europë?

‘Europa është në prag të një recesioni. Kjo mund të shpëtojë miliona vende pune në SHBA’.

Ky ishte titulli i një artikulli në Business Insider javën e shkuar.

Duket se për kohën më të gjatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa kanë qenë aleatët më të hekurt të njohur ndonjëherë në histori.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Aleanca e Atlantikut Verior ose NATO – e përbërë më së shumti nga SHBA dhe Europa – doli në krah të Ukrainës duke imponuar sanksione të rënda ekonomike kundër Rusisë.

Vladimir Putin u përgjigj duke i ‘mbyllur rubinetin’ eksporteve të energjisë drejt Europës. Rrjedha e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 u reduktua në zero. Kjo e ka çuar Europën drejt një krize energjetike dhe sot, ajo po i druhet një recesioni të afërt.

Çfarë është interesante, është se Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë mbase më shumë se kushdo tjetër nga ky recesion.

Ja pse.

Në gusht, analistët ekonomik të Goldman Sachs vlerësuan probabilitetin e një recesioni gjatë 12 muajve të ardhshëm në 60% për Europën dhe 30% për SHBA-në.

Nëse ky parashikim rezulton i vërtetë dhe Europa përjeton një recesion para SHBA-së, kjo mund të ulë shanset që SHBA të përjetojë të njëjtin fat.

Sipas ish-ekonomistes së Rezervës Federale, Cladia Sahm, “Vështirësitë e Europës do të ulin ndjeshëm kërkesën e tyre, dhe kjo do të ndihmojë në uljen e inflacionit tonë”.

Por nga do të vinte kjo ‘ulje e kërkesës’?

Vitin e kaluar, SHBA eksportoi mbi $270 miliardë dollarë mallra drejt Bashkimit Europian, duke përbërë afërsisht 15% të të gjitha eksporteve amerikane. Produktet e hapësirës ajrore, lëndët djegëse, mineralet dhe makineritë kishin peshën më të madhe të këtyre blerjeve.

Ky skenar do të ndryshonte padyshim nëse Europa shkon drejt një recesioni, sepse kërkesa dhe fuqia blerëse më e ulët do të rezultonin automatikisht në një ulje të importeve europiane.

Kjo, e shoqëruar edhe me rënien e vlerës së euros kundrejt dollarit amerikan, do të thotë se evropianët do të duhet të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet amerikane.

Meqenëse ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në rastin e një recesioni, eksportet e SHBA-së drejt Europës do të bien.

Kjo rënie e kërkesës europiane do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të luftojnë inflacionin e tyre dhe të lehtësojnë presionet e çmimeve në ekonominë e brendshme.

Ndërkohë, si pasojë e rënies së kërkesës, një recesion në Europë mund të ndihmojë gjithashtu edhe në uljen e çmimeve globale të naftës.

Dhe ky gjithashtu do të ishte një lajm shumë i mirë për konsumatorët amerikanë.

Në një mënyrë ose një tjetër, realiteti është se një dobësim i ekonomisë europiane po provon të jetë antidoti perfekt për recesionin amerikan.

Dhe një tjetër argument për këtë sipas zyrtarit të lartë të Institutit të Sipërmarrjes Amerikane, Dasmond Lachman, është se më pak eksporte dhe rrjedhimisht, një dollar më i fortë, mund të ndihmojnë gjithashtu luftën kundër inflacionit.

“Një dollar më i fortë do të reduktonte koston tonë të importeve evropiane. Anasjelltas, një euro e dobët i bën mallrat amerikane më të shtrenjta për konsumatorët dhe bizneset evropiane, gjë që i bën ata më pak gjasa të importojnë produktet amerikane. Kjo rënie e kërkesës mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e inflacionit,” – tha Lachman.

Europa kundër të gjithëve

Kriza europiane mund të jetë sipas shumë ekonomistëve, një antidot për recesionin amerikan.

Por, ndoshta në këtë pikë, heqja e sanksioneve ndaj Rusisë – që mund t’ia hapte sërish rrugën shitjes së gazit rus drejt Europës – do të ishte i vetmi antidot ndaj krizës energjetike dhe një recesioni të pashmangshëm europian.

A është kjo ama në interesin e Rusisë apo të SHBA-së?

Dhe, a do të kishte ndonjëra prej tyre mundësinë të bënte diçka – edhe sikur të donte?

Apo mbase kjo është thjesht një e vërtetë e hidhur ekonomike me të cilën duhet të jetojmë e të përballemi.

Vetëm koha do ta tregojë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?