Nisin largimet nga Rusia, frikë pas vendimit të Putinit për mobilizim ushtarak

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më shumë se 1.300 njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë pasi mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar vendimin e Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak për të mbështetur luftën në Ukrainë.

Pjesa më e madhe e arrestimeve ndodhën në Shën Petërsburg ku policia u përpoq të shtypte protestën duke përdorur edhe dhunë ndaj demonstruesve.

Edhe në kryeqytetin Moskë, policia arrestoi më shumë se 500 persona.

Në rrugët e qyteteve ruse ka zemërim, por edhe frikë.

“Mobilizimi është i tmerrshëm. Putini e ka nisur këtë luftë. Shumica e njerëzve normalë nuk e mbështesin atë, por kanë frikë të protestojnë sepse mund të arrestohen”, shprehet Mikhail.

Pamje të tilla arrestimesh janë parë në të gjithë vendin.

Frika e mobilizimit dhe e detyrimit për të shkuar në vijën e parë ka bërë që shumë njerëz të nisin largohen nga Rusia.

Menjëherë pas dekretit  të mobilizimit, çmimet e biletave për të udhëtuar në vendet ku rusët nuk kanë nevojë për vizë, si Armenia, u rritën shumë shpejt dhe vetëm më të shpejtët mundën të largoheshin.

“Nuk do ta quaja panik, një skenar si ky është imagjinuar. Biletat nuk kushtuan shumë pasi isha mjaft i shpejtë dhe kaluam kufirin mirë, thjesht kaluam dhe fluturuam”, thotë Sergeii.

“Po, kjo është një vizitë e paplanifikuar. Unë jam 17 vjeç dhe nuk kam marrë ende një letër nga zyra e rekrutimit, por jam duke studiuar online, gjë që mund të kontestohet”, tregon Nikolay.

Shumë vende evropiane po mendojnë se mund të përballen me eksod të mundshëm masiv të qytetarëve në moshë ushtrie e të ndalojnë vizat turistike për shtetasit rusë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?