Rusët mijëra euro për t’u larguar, disa vende u ndalojnë hyrjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendet anëtarë të BE-së Lituania, Letonia dhe Estonia të cilat ndodhen në kufi me Rusinë nuk do të pranojnë refugjatë rusë të cilët duan të largohen nga vendi i tyre pas vendimit të presidentit Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Edhe pse vendimi vlen për rezervistët, ata kanë frikë nga aksionet e ardhshme të shefit të Kremlinit.

Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve e bën të qartë se do t’i refuzojnë qytetarët rusë.

“Refuzimi për të përmbushur detyrën qytetare në Rusi nuk përbën bazë të mjaftueshme për t’iu dhënë azil”, tha ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinsalu në një reagim për mediat.

Në Twitter, ministri i Jashtëm letonez përmendi shqetësimet e sigurisë për refuzimin.

Ministria e Brendshme e Lituanisë tha se çdo rast azili do të shqyrtohej më vete.

Fluturimet me një drejtim nga Rusia u rritën shpejt në sasi e në çmim pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi thirrjen e menjëhershme të 300.000 rezervistëve. Një valë e madhe refugjatësh rusë mund të ndryshojë ekuilibrin etnik në disa vende baltike.

Në Letoni, 25% e popullsisë janë rusë dhe mbi 40% e banorëve të kryeqytetit të saj Riga janë rusë.

Të tria shtetet, sikundër edhe Polonia filluan të largojnë qytetarët rusë nga kufijtë e tyre mesnatën e së hënës, duke thënë se ata nuk duhet të udhëtojnë ndërsa vendi i tyre është në luftë me Ukrainën.

Bashkimi Evropian muajin e kaluar arriti një marrëveshje politike për pezullimin e marrëveshjes së saj për lehtësimin e vizave me Rusinë.

Edhe Finlanda e cila kufizohet me Rusinë po “punon” për nisma të reja që do të forcojnë më tej rregullat për turistët rusë.

“Finlanda nuk dëshiron të jetë një vend transiti, madje as për mbajtësit e vizave Shengen”, u shpreh ministri i jashtëm finlandez, duke shtuar se Helsinki kërkon të mbajë “nën kontroll” trafikun turistik rus.

Shumë rusë kanë rezervuar me ngut bileta njëdrejtimëshe për t’u larguar nga Rusia.

Biletat për fluturimet prej Moskës drejt Stambollit dhe Dubait janë shitur deri 9.200 euro. Për fluturimet nga Rusia në Beograd deri në mesin e muajit tetor nuk ka me bileta te cilat kane kapur shifrën 800 euro.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?