Gëlltiti 1 kg kokainë, arrestohet 43-vjeçari pasi e kapën dhimbjet e barkut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tentativa  e një 43-vjeçari nga Nigeria  për të futur 1 kilogramë kokainë në Britaninë e Madhe, ka dështuar pasi u kap mat nga policët.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se nigeriani kishte gëlltitur 79 qeska me kokainë, me vlerë 80,000 £,  në një hotel në Amerikën e Jugut, përpara se të fluturonte drejt Parisit e më pas të kthehej në Britani, duke u hequr si tifoz.

43 vjeçari Benjamin Nwaogwugwu, i cili u rekrutua nga bosët kolumbianë të drogës, u pikas nga policia pasi pësoi kriza të forta barku, në aeroportin e Mançesterit.

Oficerët e panë atë duke u rënkuar nga dhimbja për shkak të efekteve të drogës dhe u dërgua në spital.

Ekspertët testuan 19 nga qeset e gëlltitura dhe konstatuan se bëhej fjalë për kokainë me një pastërti deri në 89% me vlerën e ngarkesës deri në 80,000 £, shkruan Daily Mail. 

Nwaogwugwu, nga Longsight, Mançester, i cili ka një grua dhe fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar më vonë pretendoi se ai kishte qenë nën presion për t’u bërë shpërndarës droge nga gangsterët që premtuan se do të kujdeseshin për anëtarët e tjerë të familjes së tij në Nigeri.

Ai tha se i kishin thënë të gëlltiste 100 pako kokainë, por fizikisht nuk ishte në gjendje t’i gëlltiste të gjitha.

Gjatë marrjes në pyetje, oficerët kontrolluan telefonin celular të Nwaogwugwu dhe gjetën fotografi inkriminuese të një brezi misterioz toke të veshur me palma plus një hotel me bazë në Amerikën e Jugut.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

NATO i trembet ‘testit të Poseidonit’, nëndetësja ruse zhduket nën Arktik, po tani?

Ku ndodhet ‘Poseidoni’? NATO ngre alarmin për zhdukjen nga radari të nëndetëses më të madhe bërthamore ruse duke ngjallur frikën se Putin mund të...

Kandidatja për kreun e FRPD-së: Zgjedhjet me probleme, s’kishim listën e votuesve

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila për kreun e FRPD, thotë se procesi i votimit në këtë forum kishte...

Çumani: Situata në “Zyber Hallulli” është shumë e rëndë, fëmijët përdorin hashash

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, ka komentuar raportin e KLSH, ku janë gjetur disa shkelje pas...

TË FUNDIT

Flukset e turistëve të huaj, OBT rendit Shqipërinë të parën në Europë

Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë dhe të dytë në botë, përsa i përket normës së...

Covid-19 në vend, asnjë viktimë dhe 47 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë dhe 47 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?