NATO: Nuk do të njohim kurrë referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aleanca ushtarake e NATO-s dënoi planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume në rajonet e pushtuara të Ukrainës. Aleanca u bëri thirrje të enjten të gjitha shteteve që të refuzojnë ato që i cilësoi si “përpjekje të qarta të Rusisë për pushtim territorial”.

“Referendumet e rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha NATO përmes një deklarate.

Separatistët, në këto katër rajone ukrainase, njoftuan më 20 shtator se të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë do të mbahen nga 23 deri më 27 shtator.

“Aleatët e NATO-s nuk do të njohin aneksimin e tyre të paligjshëm. Këto territore janë të Ukrainës”, u tha në deklaratë.

Një ditë pas njoftimit mbi planet për mbajtjen e të ashtuquajturave referendume, presidenti rus, Vladimir Putin, mbështeti mbajtjen e tyre.

Katër rajonet, ku janë planifikuar të mbahen votimet, përbëjnë rreth 15 përqind të territorit të Ukrainës.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se qëllimi i tij është që të “çlirojë” rajonin lindor ukrainas të Donbasit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ekspertja: Mesazhi që donte të jepte Rama për Feton

Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtare tha se për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” nuk është respektuar e gjithë hapësira ligjore. Sipas saj kërkesa e...

Eksperti: Si e morën gylenistët Komunitetin Mysliman Shqiptar

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani thotë se gylenistët e kanë marrë Komunitetin Mysliman Shqiptar shumë vite më parë. Në emisionin Now, në Euronews Albania...

U qëllua me armë zjarri në Pukë, ndërron jetë 44-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës 44-vjeçari i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës  në rrethana ende të paqarta në fshatin...

TË FUNDIT

Ironizon studiuesi: Gjeopolitikën Rama e mësoi kur erdhi në pushtet 

Studiuesi Endri Hide ironizoi në “Now” me Erla Mëhillin kur tha se kryeministri Edi Rama e ka mësuar gjeopolitikën kur ka ardhur në pushtet. “Unë...

Ministria e Jashtme tregon pse i ndaloi hyrjen në Kosovë Petkoviçit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?