Presidenti i Iranit braktis intervistën me CNN pasi gazetarja refuzoi të vinte shami

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti iranian Ebrahim Raisi u tërhoq nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me gazetaren ndërkombëtare të CNN, Christiane Amanpour, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të mërkurën, pasi ajo refuzoi kërkesën e minutës së fundit për të mbajtur një shami në kokë.

Rreth 40 minuta pasi intervista ishte planifikuar të fillonte dhe presidenti ishte vonuar, një ndihmës i tha Amanpour se presidenti i kishte sugjeruar që të mbante një shami në kokë. Amanpour e “refuzoi me mirësjellje”.

Amanpour, e cila u rrit në kryeqytetin iranian Teheran dhe flet rrjedhshëm gjuhën vendase, tha se ajo mban një shall në kokë ndërsa raportonte në Iran për të respektuar ligjet dhe zakonet lokale, “përndryshe nuk do të mund të vepronte si gazetare”. Por u shpreh se nuk do të mbulonte kokën për të kryer një intervistë me një zyrtar iranian jashtë një vendi ku nuk kërkohet.

“Këtu në Nju Jork, apo kudo tjetër jashtë Iranit, kurrë nuk më është kërkuar nga asnjë president iranian, dhe unë kam intervistuar secilin prej tyre që nga viti 1995, qoftë brenda apo jashtë Iranit, asnjëherë nuk më është kërkuar të mbaj shall në kokë”, tha ajo në programin “New Day” të CNN të enjten.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Islanda barazon Shqipërinë në minutat shtesë

Fundi i ndeshjes Shqipëri-Islandë është shoqëruar me tensione pas barazimit që skuadra kundërshtare bëri në “Air Albania”. Tifozët të cilët çuan peshë stadiumin nga gëzimi...

Eksperti: Në Kosovë po investohet turkofobi, përplasje e ashpër dhe agresive

Ka një turkofobi të investuar në Kosovë, tha eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani në “Now” me Erla Mëhillin, Ai u shpreh se nuk i kupton...

Gazetarja: Erdogani në Kosovë vjen si në shtëpi, jemi vasalë

Gazetarja Edlira Qefalia thotë se situata lidhur me ndikimin turk në Kosovë është edhe më keq së në Shqipëri. Në një lidhje me emisionin Now...

TË FUNDIT

Ekspertja: Mesazhi që donte të jepte Rama për FETO-n

Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtare tha se për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” nuk është respektuar e gjithë hapësira ligjore. Sipas saj kërkesa e...

Eksperti: Si e morën gylenistët Komunitetin Mysliman Shqiptar

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani thotë se gylenistët e kanë marrë Komunitetin Mysliman Shqiptar shumë vite më parë. Në emisionin Now, në Euronews Albania...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?