English

Botërori i fotografisë nënujore në Sarandë, morën pjesë 120 zhytës nga e gjithë bota

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Saranda ka mirëpritur kampionatin botëror të fotografisë nënujore me pjesëmarrje të 120 zhytësve nga 4 kontinente, të cilët garuan në shkrepjen e momentit më magjik.

- Advertisement -

Ky ishte edicioni i 20-të i këtij kompeticioni, por i gjashti sa i përket videove të realizuara nën ujë.

 “Është evenimenti më i madh që organizohet këtë vit në Shqipëri dhe në Sarandë, është për zhvillimin e turizmit dhe faunës nënujore.”

Një prej organizatorëve të eventit tregon pse përzgjodhën Sarandën.

 “Unë kam qën më parë këtu dhe kisha informacione për historinë e madhe të Sarandës, ne e dashurojmë botën nënujore dhe këtu kemi pare shumë, por ka ende vende të paeksploruara për të gjithë ne. Seriozisht e duam këtë vend. “

Për zhytësit, është hera e parë që prekin ujërat shqiptare, por thonë se në aparatet e tyre janë shkrepur momente speciale nga nënuji, që i kanë surprizuar jo pak.

“Shqipëria është fantastike për zhytësit, në zbuluan dy vende për tu zhytur ishin të mëdha, me pjesë historike. Më pëlqeu që ketu mund të zbulonim shumë lloj peshqish”.

“Jemi këtu prej më shumë se një jave dhe eksperienca ishte shumë emocionuese. Ne patëm mundësinë të zhyteshim në dy vende, një më i cekët dhe një tjetër me i thellë. Ishte shumë shumë emocionuese, bota nënujore ishte fantastike”.

Kampionati Botëror i Fotografisë dhe Videos nënujore gjatë kësaj jave e ka kthyer Sarandën, në skenën ndërkombëtare të promovimit të bukurive e pasurive nënujore.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?