English

Botërori, ja çiftet çerekfinale deri më tani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Po vazhdon të bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm Kampionati Botëror që po zhvillohet në Katar.

- Advertisement -

Tashmë janë përcaktuar tre çiftet e para çerekfinale ku janë të garantuar tri përballje të jashtëzakonshme, raporton KosovaPress.

Kampioni në fuqi, Franca do të ketë punë tejet të vështirë pasi do të ballafaqohet me Anglinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 dhjetor në orën 20:00.

Sfida tjetër interesante do të jete ajo ndërmjet Holandës dhe Argjentinës. Lionel Messi do të kërkojë të ndjekë ëndrrën e tij për t’u shpallur kampion i botës. Këtë ballafaqim do ta shohim më 9 dhjetor në orën 20:00.

Çifti tjetër, po ashtu tejet i paparashikueshëm do të jetë ai ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit, sfidë e cila do të zhvillohet më 9 dhjetor në orën 16:00.

Çifti i katërt dhe i fundit i këtij kampionati do të mësohet nesër nga ballafaqimet Maroku-Spanja dhe Portugalia-Zvicra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×