English

Botohet në Fletoren Zyrtare akti normativ për shtyrjen e qirave, kushtet që duhen dhe kategoritë që përfitojnë nga kjo masë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria shqiptare ka botuar në Fletoren Zyrtare aktin e ri normativ, i cili parashikon shtyrjen për dy muaj (prill-maj) të pagesave të qirave për studentët, familjarët dhe bizneset e vogla. Ky vendim i qeverisë është kundërshtuar nga opozita shqiptare, e cila ka theksuar se kjo masë rrezikon të prodhojë përplasje dhe konflikt social. Por, në një linjë me opozitën janë shprehur edhe avokatë dhe juristë, të cilët nuk pajtohen me masën e re të Këshillit të Ministrave.

- Advertisement -

[instagram_feed=B-gs7lFoQ6i]

Sipas aktit, kushtet për shtyrjen e kësaj qiraje duhet të jetë një kontratë dypalëshe formale për të mundësuar këtë, kurse në këto kategori përfshihen bizneset me aktivitet ekonomik dhe qiramarrësit për banesa. Shtyrja e pagesave të qirasë do të jetë për dy muaj (prill-maj), ndërsa ato nuk do të falen. Siç parashikohet në aktin e botuar në Fletoren Zyrtare, qiratë do të paguhen në proporcion dhe me një marrëveshje me qiradhënësit pas muajit maj.

Botimi i aktit normativ në Fletoren Zyrtare. Kushtet dhe kategoritë që përfitojnë nga masa lehtësuese e miratuar nga qeveria shqiptare

1. Pas pikës 19, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 20, me këtë përmbajtje:

“Të  gjithë  qiramarrësit  individë,  të  cilët  kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës,  përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë  kontratë  pune por e  kanë pezulluar/zgjidhur atë si pasojë e  gjendjes së shkaktuar nga  COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

2-Të  gjithë qiramarrësit studentë, të cilët  kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë,  nuk  do  ta  paguajnë  detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

3-Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të  ardhura deri në 14  000  000  (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes  së  shkaktuar  nga  COVID–19, nuk  do ta paguajnë  detyrimin e qirasë për dy muaj,  prill  dhe maj 2020.Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet  nga  qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020.

4.Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31  maj  2020, detyrimii  prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi  brenda tre muajve  pas datës 31 maj 2020.Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të  cilët  kanë  ankesë  për  qiradhënësin  si  pasojë  e moszbatimit  të  detyrimeve  të  mësipërme,  do  t’i drejtohen  Drejtorisë  sëPërgjithshme  të  Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.Qiradhënësit,  të  cilët  nuk  e  zbatojnë  këtë  pikë, dënohen  me  gjobë  në  masën  e  pesëfishit  të  qirasë mujore përkatëse.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”. 2. Miratimin, në parim, të projektaktit normativtë Këshillit të Ministrave, “Për një shtesë në aktin normativ   nr.3,   datë   15.3.2020,   të Këshillit   të Ministrave,  “Për  marrjen  e  masave  të  veçanta administrative  gjatë  kohëzgjatjes  së  periudhës  së infeksionit të  shkaktuar  nga COVID-19”,  të ndryshuar”, sipas  tekstit që i bashkëlidhet  këtij vendimi. Ngarkohen Ministria  e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale dhe  Ministria  e  Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Konkretisht, avokati Elis Bilali u shpreh sot në Euronews Albania se ky vendim është antikushtetues dhe bie ndesh me parashikimet e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

“Është Kodi Civil, i cili parashikon se çfarë është marrëdhënia e qirasë, detyrimet e palëve kontraktore, dhe po kështu konkludohet nëpërmjet një kontrate, që lidhet ndërmjet palëve private. Të ndodhur në këto kushte, qeveria kurrsesi nuk mund të miratojë një akt normativ, qoftë edhe në këtë gjendje, qoftë edhe në gjendjen fatkeqësisë natyrore të shpallur, e cila të rregullojë dhe të parashikojë të drejtat, detyrime, apo sanksione për palët private. Është e paimagjinueshme që qeveria të miratojë këto akte normative duke rregulluar marrëdhënie, që tashmë janë të rregulluara nga Kodi Civil dhe që aq më tepër që përbëjnë edhe marrëdhënie juridiko-private, që palët nëpërmjet kontratës që kanë, i kanë të rregulluara qartësisht të drejtat dhe detyrimet mes tyre. Së pari, ky akt është në kapërcim të parashikimeve që vetë Këshilli i Ministrave ka përcaktuar në vendimin e shpalljes së emergjencës, sepse nuk është e parashikuar cenimi i këtyre të drejtëve në këtë urdhër. Së dyti, nuk mundet kurrsesi që Këshilli i Ministrave të marrë një vendim nën këtë pretekst për të nxjerrë parashikime, që rregullojnë një marrëdhënie juridiko-private që palët mund ta rregullojnë vetë dhe që është e rregulluar tashmë. Në kuptimin ligjor në vlerësimin tim është antikushtetues.”, shtoi avokati.

Lexoni gjithashtu:

Ndalimi i pagesave të qirasë, avokati Elis Bilali kundërshton qeverinë: Akti normativ është antikushtetues!

PD: Vendimi Ramës për qiratë, i rrezikshëm dhe antikushtetues. Po nxit armiqësinë mes shqiptarëve

Rama: Familjarët dhe biznesi i vogël që humbën punën s’do paguajnë qira. Kjo masë vlen edhe për studentët

 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?