English

Bozdo: PD-së i intereson që Rama ta zgjedhë vetë presidentin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Eno Bozdo thotë se politikisht është në interes të kësaj force politike që kryeministri Edi Rama ta zgjedhë vetë Presidentin e Republikës.

- Advertisement -

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Bozdo u shpreh se në këtë mënyrë do të bëhej realitet teza që Rama ka okupuar të gjitha pushtetet në vend.

“Politikisht, nëse duam të jemi cinik deri në fund, është në interesin e plotë të Partisë Demokratike që Rama të emërojë edhe Presidentin e Republikës me një klloun nga xhepi i tij. Pse? Sepse teza që Rama ka okupuar të gjitha pushtetet bëhet realitet”, tha Bozdo.

Lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike, Bozdo deklaroi se grupi i deputetëve kundër ish-kryeministrit Sali Berisha duhet të respektojë vullnetin e shumicës.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?