Në Korçë është mbajtur kampionati i hedhjeve të gjyles, diskut dhe shtizës. Ajo çfarë ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e sportistëve në këtë kampionat, ndryshe nga vite më parë kur te tilla sporte ishin në lulëzim.
“Është kampionati i hedhjeve, dita e hedhjeve. Këtë vit ka hedhjeve gjyle, shtize disk dhe çekiç. Sa kemi bërë gara deri tani pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Garuan 5 djem dhe 2 vajza, rezultatet jo shumë të kënaqshme pasi ndoshta ja u lëmë terreneve sportive që këto lloj disiplinash nuk janë të përshtatshme,” – tregoi Valbona Lauka, gjyqtare e federatës së atletikës.
Një nga arsyet pse këto sporte po vdesin janë mungesa e terreneve sportive, thotë trajnerja e ekipit të Tiranës.
“Krahasimisht me 20 vite më parë sportet e hedhjeve janë totalisht në rënie përsa i përket numrit të pjesëmarrësve, sidomos vajzat janë më dobët. Ky trend është në rënie dhe është shqetësues. Sepse për momentin sidomos në Tiranë mungojnë terrenet sportive, përkrahja e këtyre sporteve, janë me shume te fokusuar bashkitë në sportet kolektive sesa atletika dhe ka dalë jashtë fokusit,” – tha Laura Derhemi.
Kampioni i Ballkanit në disk Beni Cepa fajëson vetë të rinjtë për mungesën e dëshirës për pjesëmarrje në të tilla sporte.
“Kam filluar sport në vitin 1982, disponoj 4 rekorde, synoj që vitin tjetër të vendos rekordin 5 dhe të arrij rekord Guinnes. Këtu në Korçë e shikoni vet, unë 60 vite këta djemkat nuk po ecin. Më vjen shumë keq,” – tha Cepa.
Vite më parë të tilla sporte individuale ishin në vitet e tyre me të mira, ndërkohë sot po shkojnë drejt zhdukjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Bodybuilding Natyral” në Gjirokastër, 20 sportistë nga jugu garuan në dy kategori
- Rusia dhe Ukraina dështojnë të merren vesh për eksportin e drithërave