Një javë pas fillimit të punës, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesë me shkrim për të justifikuar pasurinë e tyre 9 shtetasve, mes tyre personazhe të njohur si Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Plarent Dervishajt, Suel Çeles dhe Dashamir Gjokës. Këtij të fundit, forcat e policisë i kanë sekuestruar dhe një makinë të blinduar në operacionin e ditës së shtunë, ku gjithsej u sekuestruan 3 te tilla.
Po ashtu Operacioni Forca e Ligjit, që pas aktit normativ kanë sekuestruar një sërë pasurish si hotele, banesa, toka dhe automjete pasi dyshohet që personat qe i zotëronin i kanë përfituar pas aktiviteteve të tyre kriminale.
Forca e Ligjit ka sekuestruar dhe kompleksin “Golden” në Shijak në pronësi të Altin Hajrit, hotel në të cilin dyshohet se ka ndodhur pengmarrja dhe vrasja e Jan Prenges.
Pas hyrjes në fuqi të aktit normativ, janë sekuestruar 6 banesa, mes tyre vila 3 dhe 4 katëshe, 5 automjete dhe 1 motor si dhe rreth 1900 m2 toke e llojit arë dhe truall.
Pronat e sekuestruara do të vihen ne dispozicion te SPAK-ut për hetim dhe me pas do të vendosë gjykata nëse do të mbeten të sekuestruara apo jo.
Deri tani Operacioni Forca e Ligjit nuk ka marrë asnjë masë personale për të kufizuar lëvizjen e subjekteve apo masë me karakter ekonomik për të ndaluar aktivitetin biznesor nga ana e tyre. Ndërkohe akti normativ i miratuar nga qeveria është futur ne procedurat parlamentare për t’u votuar në Kuvend