English

Breshëri dëmton të mbjellat në Ersekë, fermerët duan dëmshpërblim nga shteti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëm 1 orë breshër u desh për të dëmtuar më shumë se 100 ha tokë të mbjella me kultura të ndryshme nga banorët e disa fshatrave në Ersekë.

- Advertisement -

Sipas tyre të gjitha prodhimet janë dëmtuar plotësisht, për shkak të breshërit.

“Buxhaku, patatja, qepa, hudhra, fasulja. Të gjitha, ç’janë perime të fshatit. Nga bashkia nuk na erdhi asnjë, nuk u interesua njeri”, thotë një fermer.

“dje ka rënë rreth dy orë breshër. Unë isha me blektori. 15 krerë mi mori uji, prroi. Bereqetrat i ka prishur, i ka shtrirë të gjitha. Unë kam mbjellë shumë, 35 dylymë i kam marrë me bashki, nuk e di si do bëj e ku do vete”, u shpreh një tjetër.

Kryeplaku i fshatit tregon se ka bërë kërkesë ndaj institucioneve, e kërkon dëmshpërblim nga shteti.

“Ne na janë dëmtuar të gjitha kopshtet, perimet, buxhakra, fasule, miser. Komplet. Tërë djersa na iku kot. Të vijë te verifikojë nga bashkia, edhe të dëmshpërblehen fshataret”, tha kryeplaku Dashamir Halili.

Euronews Albania komunikoi me zyrtarë të Bashkisë Kolonjë  të cilët jashtë kamerave u shprehën se po bëhet identifikimi i dëmeve e me pas do të ketë në bashkëveprim me ministrinë e Bujqësisë, për të parë mundësinë e dëmshpërblimit.

Një rast i ngjashëm ndodhi 2 vite më parë, ku fermerët në Mançurisht nuk morën asnjë dëmshpërblim kur breshëri I dëmtoi të gjithë të mbjellat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?