Dhoma e Komunëve të Britanisë ka miratuar projektligjin e Brexit – duke i hapur rrugën daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian më 31 janar.
[twitter_feed=https://twitter.com/HouseofCommons/status/1215324991119601664]
Deputetët kanë votuar 330 me 231 për të kaluar “Marrëveshjen e Daljes nga BE-ja”, i cili do të bëhet ligj pasi të miratohet, ashtu siç pritet, nga Dhoma e Lordëve.
Miratimi I këtij projektligji është një fitore për kryeministrin Boris Johnson, që është zotuar se Britania do të dalë nga BE-ja në datën e përcaktuar.
Në një rezultat mjaft të ngushtë pas referendumit të 2016-s, Britania votoi për tu larguar nga BE-ja.
Faza më e vështirë “nuk ka ardhur ende”
Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të kryeministrit Johnson se do të “kryejë Brexit” më 31 janar, largimi do të shënojë vetëm fillimin e fazës së parë të daljes së vendit nga BE-ja.
Britania dhe BE-ja do të hyjnë më pas në negociata për të ardhmen e tyre, duke u munduar të vendosin lidhje të reja për tregtinë, sigurinë dhe një sërë fushash të tjera deri në fund të 2020-s.
“Dalja nga BE-ja nuk do të thotë se kemi mbaruar punë me Brexit”, tha Paul Blomfield, zëdhënësi i Partisë Laburiste. “Do të thotë që kemi kryer hapin e parë, nisjen, por faza më e vështirë nuk ka ardhur ende”.
Zyrtarë të lartë të bllokut janë tashmë duke thënë se vendosja e një marrëveshje të re do të jetë një hap i vështirë.
Afati i Brexit
Michel Barnier, shefi i negociatave me Brexit, tha të enjten se qëllimi I Britanisë është arritja e një marrëveshje të plotë tregtie deri në fund të 2020-s, për të cilën kryeministri Johnson thotë se nuk është e realiste.
Britanisë dhe BE-së do i duhet të arrijnë në marrëveshje në shumë drejtime, nga tregtia tek mallrat, shërbimet e peshkimit, aviacioni, mjekësia dhe siguria. BE-ja këmbëngul se është e pamundur të trajtohen të gjitha këto çështje në më pas se një vit.
Të dyja palët kanë gjithashtu kërkesa që nuk përputhen, duke i komplikuar dhe më shumë negociatat.
Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar është duke kërkuar një marrëveshje të gjerë tregtie me bllokun europian, por nuk pranon të mbajë gjithë rregullat dhe standardet e BE-së. Ai kërkon që Britania të jetë e lirë, në mënyrë që të ketë mundësi të firmosë marrëveshje të reja tregtie në mbarë botën.
[twitter_feed=https://twitter.com/DExEUgov/status/1215329557177405443]