English

Brighton udhëheq kampionatin, ‘djajtë’ dorëzohen para Tottenham

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Brighton e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, ndërsa ka arritur të regjistrojë dy fitore në dy javët e para, madje duke bindur me lojë.

- Advertisement -

8 gola të shënuar janë mjaftueshëm për të besuarit e De Zerbit, të cilët e shohin veten në vendin e parë, edhe pse kjo nuk tregon asgjë për vijimin e kampionatit.

Të shtunën Brighton mposhti në transfertë Wolvesin me rezultatin 1-4, ndërsa golat u shënuan nga Mitoma, Estupinan dhe një dy golësh i March, për vendësit shënoi Hwang.

Skuadra tjetër që ka grumbulluar 6 pikë në dy ndeshjet e para është Manchester City, e cila regjistroi një fitore me rezultat minimal ndaj Newcastle. Skuadra e Guardiolës vijon paraqitjet pozitive, ndërsa mjaftoi goli i sulmuesit argjentinas Alvarez për të hipotekuar 3 pikët e radhës. Tottenham ka shtangur Manchester United në shtëpi, duke e mposhtur me rezultatin 2-0, duke përfituar nga gabimet e kundërshtarit.

Pape Mata Sarr dhe një autogol i Lisandro Martinez, i dhanë fitoren londinezëve të cilët vijnë pas barazimit ndaj Brentford në javën e parë të Premier Leagues. Diaz, Salah e Jota i dhanë fitoren Liverpoolit, i cili po ashtu e ka nisur mirë këtë sezon futbollistik. Në fundjavë, të kuqtë mposhtën në Anfield Bournemouthin me rezultatin 3-1.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?