English

Britani, blerësit shtypen e grinden te dera e supermarketit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me dhjetëra blerës shihen të vënë në radhë përpara dyerve të një supermarketi në Londër, pasi duan të blejnë ushqime para se të shtohen shtrëngimet e qarkullimit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavisurin COVID-19.

- Advertisement -

Blerësit shpërfillën edhe këshillat e mjekëve për të qëndruar më shumë se një metër larg njëri-tjetrit dhe nisën të grinden e të shtyhen në radhë.

Shumë prej tyre hynë për të blerë mallra për nevoja bazike, si shishe uji të pijshëm dhe ushqime të konservuara.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, u bëri thirrje blerësve të mos marrin mallra me shumicë, pasi nuk do të jetë nevoja. Por thirrjet kanë rënë në vesh të shurdhër për shumë prej tyre, të cilët janë vënë në radhë që para se të hapen dyqanet.

Supermarketet në disa vende të botës kanë marrë masa për të ndihmuar të moshuarit të blejnë ushqimin dhe gjërat që u duhen, duke caktuar një fashë orari vetëm për ta.

Meqenëse shumë prej tyre i gjejnë raftet e zbrazura, për shkak të blerjeve në panik, disa rrjete supermarketesh kanë krijuar një skemë orari për të moshuarit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?