English

Britani, ligj që fuqizon policinë të ndalojë të infektuarit, kthim i mjekëve pensionistë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, do të përpiqet të kalojë që do t’i japë qeverisë më shumë fuqi për t’u përballuar me përhapjen e coronavirusit.

- Advertisement -

Përveçse do të shtohen fondet për sistemin shëndetësor, u është bërë thirrje 15.500 mjekëve e 10.600 infermiereve të dala në pension që të rikthehen në punë.

Po ashtu, policia do të ketë fuqinë të ndalojë njerëz që dyshohen si të infektuar, dhe rezistenca ndaj policisë do të quhet shkelje penale.

Edhe pse e pranon që dhënia e këtij pushteti do të ngjallte shumë debate, qeveria thotë se kompetencat aktuale e bëjnë të pamundur që t’i marrin individët për t’u testuar, apo që të mos lejohen të infektojnë të tjerët.

Debatet për ligje të tilla sa vijnë e shtohen në Britani, teksa vendi numëron 5600 të infektuar dhe 281 të vdekur.

Gjithashtu, ka shumë dyshime në lidhje me aftësinë e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë për t’u përballur me mijëra të infektuarit.

Qeveritarët jo vetëm që po përpiqen të rikthejnë në punë mjekët dhe infermieret e dala në pension, por do të angazhojnë edhe 30 mijë studentë mjekësie.

Shumë prej mjekëve në pension e kanë të vështirë të angazhohen pasi ligji nuk i lë që të punojnë më shumë se 16 orë në javë.

Veç kësaj, qeveria do të krijojë fonde për të rimbursuar bizneset e vogla e të mesme të cilat do të detyrohen të paguajnë stafin gjatë këtyre ditëve.

Mendohet se kur përhapja të ketë arrtur kulmin, Britania e Madhe do të ketë një të pestën e fuqisë punëtore të izoluar nëpër shtëpi.

Një tjetër element që duhet marrë parasysh, është fuqia ligjore që do t’i detyronte shkollat të qëndronin hapur e t’u ofronin shërbim fëmijëve të mjekëve e infermierëve.

Britania po studion edhe mundësinë që të shtojë kapacitetin e morgjeve, që të ketë aftësinë t’i menaxhojë vdekjet siç duhet, në rast nevoje, duke pasur parasysh situatën në Itali, ku është aktivizuar ushtria për t’i dërguar arkivolet në varreza.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?