English

Britania emigrantëve: “Fol anglisht” që të punosh në Mbretërinë e Bashkuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emigrantët e pakualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, përfshi këtu edhe të ardhurit nga Europa, nuk do të marrin trajtim të veçantë pasi të përfundojë lëvizja e lirë me BE-në, ka thënë qeveria britanike.

- Advertisement -

Njerëzit që duan të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar do duhet të kenë një ofertë pune me një pagë minimale të paracaktuar dhe të jenë të aftë të flasin mirë gjuhën angleze.  

Deklarata e re e bërë nga Mbretëria e Bashkuar synon të ulë numrat e përgjithshëm të emigrantëve dhe të prezantojë një sistem në bazë pikësh për t’i dhënë fund varësisë nga punonjësit me paga të ulëta që vijnë nga Europa.

“Për një kohë shumë të gjatë, të shtrembëruar dhe nga të drejtat e lëvizjes së lirë nga Europa, sistemi emigracionit po dështon në përmbushjen e nevojave të popullit britanik”, shkruhej në deklaratë.

“Si qytetarët e BE-së, ashtu edhe ata që nuk janë, do të trajtohen njëlloj nga 1 janari i 2021 pasi të skadojë periudha e tranzicionit post-Brexit”, thuhej në deklaratë.

Masat e marra janë kritikuar nga disa prej grupeve të biznesit, të cilët kanë frikë se kjo do të përkeqësojë mungesën e punonjësve. Një studim i fundit zbuloi se sipas ndryshimeve të propozuara, 70 për qind e krahut të punës që vjen nga BE-ja në Mbretërinë e Bashkuar, do i ndalohej hyrja në të ardhmen.

Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar të këtij viti, por shumica e marrëveshjeve midis tyre janë ende të vlefshme gjatë kësaj periudhe. Këtu hyn dhe lëvizja e lirë midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, një e drejtë e cila nuk është e pakushtëzuar, por subjekt i disa kufizimeve.

“Fol anglisht në nivelin e kërkuar”

Masat e reja për të tërhequr punëtorë të kualifikuar tregojnë se emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar do u duhet të vërtetojnë se flasin anglisht në “nivelin e caktuar”.

Atyre do u duhet gjithashtu një ofertë pune “nga një sponsor i miratuar… në nivelin e kërkuar të aftësive” dhe që të fitojë më shumë sesa shuma e pagës minimale. Qeveria ka rënë dakord që ta ulë këtë shumë në £25,600 paund, rreth 30,843 euro.

Sipas këtij sistemi, punonjësve të huaj u duhen 70 pikë në mënyrë që të futen në Mbretërinë e Bashkuar. Prej nivelit të mirë të anglishtes përftohen 10 pikë, një punë e miratuar ofron 20 pikë ndërsa 20 pikë të tjera akordohen “aftësitë e duhura”. Pikët e tjera mund të fitohen sipas pagës në sektorë ku ka mangësi dhe në bazë të kualifikimeve të mëparshme arsimore.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?