English

Britanikët dhurojnë vezë Pashke për të falënderuar stafin mjekësor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grua britanike ka ndërmarrë një nismë për të dhuruar vezë Pashke prej çokollate për stafin mjekësor si shenjë falënderimi për përpjekjet e tyre në luftën kundër coronavirus.

- Advertisement -

Bettina Biazzo, përmes një apeli në rrjetet sociale, i kërkoi banorëve të komunitetit të saj që ta ndihmonin në nismën e saj për të inkurajuar stafin e spitalit përpara fundjavës së Pashkëve.

Nisma ka marrë mbështetje të gjerë, teksa Biazzo mblodhi plot 375 vezë të cilat iu dhuruan spitalit të Crawley.

Nisma është një prej të shumtave në Britaninë e Madhe, ku njerëz dhe biznese të ndryshme kanë mbledhur e dhuruar qindra mijëra vezë Pashkësh për punonjësit e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS).

 

Lexoni gjithashtu:

Pashkët festohen ndryshe këtë herë në Europë

Papa Françesk: Mos kini frikë, errësira dhe vdekja nuk kanë fjalën e fundit

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?