English

Britanikët mbërrijnë në shtëpi pas evakuimit nga Wuhani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një avion evakuimi privat britanik nga Wuhani, epiqendra e coronavirusit të ri në Kinë, do të zbresë në bazën e ushtarake “Brize Norton” në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

“Në orën 9:45 (sipas orës lokale), një avion civilësh i mundësuar nga Zyra e Jashtme, me 83 pasagjerë britanikë dhe 27 shtetas të tjerë në bord u nisën nga Wuhani drejt Mbretërisë së Bashkuar,” thuhet në deklaratën e Zyrës së Jashtme.

“Avioni privat pritet të mbërrijë në bazën e ushtarake “Brize Norton” në 1:30, sipas orës së lokale”, thuhej më tej në deklaratë.

Sipas mediave britanike, në bord duhet të kishte më shumë pasagjerë, por disa persona janë ankuar se u janë lajmëruar me vonesë dhe nuk ia kanë dalë të mbërrijnë në kohë në aeroport.

Evakuimi i francezëve

Një fluturim tjetër avion evakuimi francez nga Wuhani ka mbërritur në jug të Francës të premten me 200 pasagjerë në bord.

Avioni mbërriti rreth orës 12:30 në bazën ushtarake të Istres, pranë Marsejës, ka raportuar Agjencia e Lajmeve Franceze, AFP.

Asnjë prej pasagjerëve francezë në bord nuk paraqet simptoma të sëmundjes vdekjeprurëse, deri më tani. Por si masë paraprake sigurie, të gjithë pasagjerët do të qëndrojnë në karantinë për dy javë në një resort veror.

Qeveria franceze ka sekuestruar resortin, pavarësisht kundërshtimeve nga kryetari i bashkisë. Resorti nuk përdoret shumë gjatë dimrit dhe kryetari i bashkisë tha se ishte zgjedhur sepse është i veçuar dhe mund të arrihet aty vetëm nëpërmjet një rruge dhe plazhi privat.  

Kryetari i Bashkisë Jean Montagnac mbajti një konferencë për shtyp të premten për të qetësuar banorët që janë të shqetësuar për përhapjen e virusit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?