Mbreti Charles III donte të dilte dhe të përshëndeste njerëzit përpara rezidencës së tij në pallatin Klarens.
Shumë britanikë që iu afruan atij mundën t’i shtrëngonin dorën dhe të shkëmbenin dy fjalë me të.
Pas 7 dekadash trashëgimtar dhe me një të kaluar që jo në pak raste ka rënë në sy, ai ka tani detyrën për të zëvendësuar të ëmën.
Qytetarët e dinë që ai nuk është aq popullor sa Elizabeth-a e Dytë, por janë gati t’i japin një mundësi.
“Pranë Charles dikur ishte Diana. Diana ishte shumë popullore, ndërsa Charles jo edhe aq”, tha një grua.
“Mendoj se do të duhet kohë që vendi të shohë se çfarë ka arritur. E gjitha është një lojë pritjeje e asaj që ai do të arrijë dhe se si do të ndjekë gjurmët e Elizabeth-ës”, u shpreh një qytetar britanik.
“Mendoj se ai do të vijojë trashëgiminë e saj. Gjithashtu mendoj se ndryshime të mëdha do të vijnë edhe kur fronin ta marrë William”, theksoi një tjetër.
Të shtunën, monarku u betua si mbreti i ri në prani të trashëgimtarëve dhe bashkëshortes së tij mbretëreshë, si dhe të figurave politike nga i gjithë spektri politik, në një ceremoni që për herë të parë u transmetua live.
LEXONI GJITHASHTU
- Mbreti Charles miraton urdhrin: Dita e funeralit të Elizabeth do jetë pushim
- Charles III shpallet zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar
- Letra sekrete e mbretëreshës qëndron e fshehur në kasafortë, do hapet pas 63 vitesh