English

Buldozerët shkatërrojnë simbolin e “Kamorrës” në qytetin e Napolit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Buldozerët nisën këtë të enjte të shembin një nga ndërtesat simbol të mafias, ndërtesë e cila ndodhet në periferi të Napolit, në lagjen “Scampia” që ishte një qendër e rëndësishme e tregtisë së paligjshme të drogës në Itali dhe frymëzoi serialin televiziv të vitit 2014 “Gomorrah”.

- Advertisement -

Specialistët nisën të gërmonin fasadën e një prej blloqeve të kullave të betonit, e cila ka formën e një varkë me vela gjigande.

“Është një ditë historike për napoletanët  dhe për këtë zonë”, u shpreh kryebashkiaku i Napolit.

“Sot nis prishja e asaj që për shumë kohë është konsideruar simboli i Gomorrah në botë. Edhe për ne ishte simboli i çlirimit, një mësim për njerëzimin, një dëshirë për të luftuar së bashku për një Napoli ndryshe”, tha ai.

Edhe për qytetarët e zonës është një kohë e re me shpresën se kur ndërtesa do të shkatërrohet do t’i presë një e ardhme më e mirë.

Ndërtesa e njohur si velat e Scampia u ndërtua në vitet 1960-1970 dhe u shndërrua në sinonim me varfërinë dhe dhunën në pjesën jugore të pazhvilluar të  Italisë, ndërsa lufta e klaneve u ndez edhe më shumë.

Duke kërkuar të nxjerrë në pah vështirësitë e periferisë së izoluar, Papa Françesku vizitoi zonën në 2015, duke i kërkuar mafies së Napolit, Kamorës, që “t’i kthehej në dashurisë dhe drejtësisë dhe ndershmërisë”.

Tre nga kullat origjinale u rrëzuan pothuajse 20 vjet më parë, duke lënë të paprekura katër struktura. Autoritetet e qytetit tani kanë vendosur të shkatërrojnë edhe tre blloqe të tjera, duke lënë vetëm një për pasardhësit, të cilat do të shndërrohen në zyra publike.

Zonat e rrënuara do t’i nënshtrohen rigjenerimit urban, me parqe, shkolla. Por, jo të gjithë ishin të lumtur kur panë që ndërtesat  ishin shkatërruar.

“Shumë prej këtyre fëmijëve kanë jetuar këtu gjatë gjithë jetës së tyre, por për ta është si të humbasësh një të dashur, një anëtar të familjes”, u shpreh një qytetar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?