English

Bullgaria tregon kushtin që duhet të plotësojë RMV-ja për hapjen e negociatave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Genchovska deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj, në mënyrë që të avancohet në procesin e integrimit europian.

- Advertisement -

Deklaratën, Genchvska e bëri ditën e sotme para konferencës që do zhvillohet në Sofje me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, shkruan Radio Bulgaria.

Gjatë vizitës së tij në Bullgari, Varhelyi do të takohet me presidentin Rumen Radev, dhe kryeministrin Kiril Petkov për të diskutuar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, më 28 prill Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë. Në Tiranë, Varhelyi do të takohet me kryeministrin Rama.

Vizita vjen përpara se vendet e unionit të marrin nje vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Në deklaratat e tij të mëparshme, kryeministri Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasjen e saj për hapjen e negociatave.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×