English

Bullizuan dhe dhunuan bashkëmoshataren, procedohen penalisht të miturat në Vlorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ka nisur procedimin penal për 2 dy vajza të mitura që bullizuan dhe dhunuan bashkëmoshataren e tyre. Reagimi vjen pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

- Advertisement -

“Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe. Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?