English

Burg ish-kryeministrit kroat, favorizoi një biznesmen në këmbim të 10 milionë eurove

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader është dënuar me 6 vite burg nën akuzën e korrupsionit. Një vendim i tillë hap një kapitull të ri në një sagë ligjore që po zvarritej për gati një dekadë.

- Advertisement -

Bashkë me të është dënuar edhe kreu i grupit hungarez të energjetikës MOL. Duke shpjeguar vendimin, gjykatësi ka deklaruar se Sanader kishte rënë dakord me biznesmenin Zolt Hernadi për t’i dhënë kompanisë hungareze të drejtat e kontrollit të energjisë në këmbim të 10 milionë eurove.

Duke vepruar kështu, shpjegoi gjykata, Sanader përdori pozicionin dhe autoritetin e tij si kryeministër që të dukej se ishte e nevojshme të devijohej biznesi i gazit dhe të ndryshohej marrëveshja e aksionarëve.

Palët nuk i kanë pranuar akuzat dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin.

Ivo Sanader qëndroi në detyrë për më shumë se 5 vite e gjysmë, duke e bërë atë kryeministrin e parë që pas pavarësisë së Kroacisë, që udhëhoqi vendin për kaq gjatë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?