Ardian Doçi i arrestuar si një nga personat për pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës ka mohuar akuzat.
Ai i ka thënë gjykatës në seancën e masës së sigurisë se nuk kishte lidhje me këtë ngjarje dhe se është vetëdorëzuar për të zbardhur të vërtetën.
Doçi kërkoi hetim në gjendje të lirë kërkesë e cila u refuzua duke e lënë në qeli deri në fund të hetimeve.
47-vjeëari, Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në datën 17 janar dhe sipas policisë ai ka humbur jetën.
Por, trupi i tij ende nuk është gjetur. Për këtë çështje deri tani janë arrestuar 6 persona dhe shpallur në kërkim 5 të tjerë.