English

Buxheti 2024/ PD propozon 8 amendamente, Ulliri: Rritje investimesh për të rinjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me buxhetin e vitit 2024. PD e cilëson si një shqetësim madhor dhe e quan projektbuxhetin “buxheti e korrupsionit” . Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament.

- Advertisement -

Deputetja Andia Ulliri, si përfaqësuese e rinisë në Kuvend, ka propozuar rritje të investimi për programet mbështetëse për rininë që të mos ikin jashtë. Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

Deklaratë e Partisë Demokratike, deputetja dhe anëtarja e kryesisë,  Andia Ulliri

Përshëndetje të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament.  Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament.  Unë kam propozuar amendament me synim të 2-fishimin e fondeve që parashikohen për zhvillimin e sportit dhe rinisë.

Në vitet e fundit largimi i rinisë eshte kthyer ne nje problem teper shqetësues për Shqipërinë.

Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen githmonë e më tepër.

Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen.

71% e të rinjve shqiptarë sipas Barometrit të Opinionit Publik të Ballkanit shprehen se duan të largohen nga vendi për të krijuar jashtë të ardhmen e tyre.

Ndersa nga ana tjeter Shqipëria ka numrin më të lartë të të rinjve 15-29 vjeç të papunësuar krahasuar me vendet e rajonit por edhe me mesataren e vendeve të BE.

Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Sot është momenti të tregojmë sa prioritet u japim të rinjve.

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Andia Ulliri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më posht vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet tabela 1,  zhvillimi i sportit dhe rinisë (kodi 08140), vlera 576 milion lekë bëhet 1152 milion lekë.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

Relacion për amendamentin 

Në vitet e fundit largimi i rinisë është kthyer në një problem tepër shqetësues për Shqipërinë. Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen gjithmonë e më tepër. Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen. Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×