English

“Buxheti më i madh?”, Tabaku: Faktet flasin ndryshe, shkon për koncesione dhe PPP

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar me anë të video mesazhi lidhur me buxhetin duke thënë se pavarësisht se po flitet se ky është buxheti më i madh ndonjëherë, faktet flasin ndryshe.

- Advertisement -

Sipas saj në 10 vite taksat janë rritur ndjeshëm, por rritja e tyre nuk kanë ndikuar në shërbim të mirëqenies. Ajo tha paratë e buxhetit shkojnë gjithnjë për koncesione dhe PPP.

“Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 mld Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme. Por çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo!

Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve.

Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është Jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë!”-tha Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?