English

Buxheti në Parlament, Ahmetaj: Rritja ekonomike nuk preket nga shpenzimet e tërmetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diskutimet për buxhetin e rishikuar kanë vijuar me orë të tëra gjatë seancës së sotme në Parlament. Ministrja e Financave, Anila Denaj, prezantoi ndryshimet kryesore në paketën fiskale: përshkallëzimin e gjobave për shkeljet ndaj faturës fiskale, uljen e TVSH-së në disa sektorë premtues, mbartja e humbjeve deri në pesë vjet për investimet e huaja. Synimi i paketës është mirëadministrimi i të ardhurave dhe ulja e evazionit fiskal.

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, tha se buxheti 2020 mbështet programin e rindërtimit, ndërsa shtoi se ky program do t’u garantojë të pastrehëve nga tërmeti shtëpi të reja brenda dhjetorit 2020.

Programi i rindërtimit nis me 200 milionë dollarë fonde të grumbulluara dhe deri në fund të këtij viti donacionet do jenë mbi 150 milionë euro. Sipas Ahmetajt, buxheti 2020 nuk cenon rritjen ekonomike. 

“Zero! Nuk cenohet asnjë shërbim publik, asnjë pagë, asnjë pension, nuk do rrisim asnjë taksë, në mënyrë indirekte nuk do rrisim as borxhin publik”, tha Ahmetaj.

Por deputeti i opozitës, Ralf Gjoni nuk e mbështet projektbuxhetin, duke theksuar se nuk e voton një buxhet që s’parashikon dëmet e tërmetit.

“Ne si parlament nuk mund të kalojmë një buxhet pa marrë në konsideratë nevojën e shqiptarëve në këto momente të vështira pas tërmetit, nuk mund të kalojmë asnjë projektligj nëse vëmendja dhe energjia jonë nuk është përqendruar tek qytetarët”, tha Gjoni.

Ahmetaj u shpreh më tej se deficiti buxhetor pritet të rritet në 2.2 për qind të PBB-së nga 1.6 për qind që ishte parashikimi para tërmetit, ose mbi 70 milionë euro më shumë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×