Ervin Salianji do të dalë para gjyqit më 12 Prill, ku në orën 10:00, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë.
Ervin Salianji akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim.
Trupi gjykues do jetë i përbërë nga Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Iliba Bezati dhe z. Genti Shala,
Kujtojmë se Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.
Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.
Njoftimi i Gjykatës:
Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:
Çështja penale e lartpërmendur, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtarë znj. Iliba Bezati dhe z. Genti Shala, është planifikuar për gjykim me datë 12.04.2024, ora 10:00.
LEXONI GJITHASHTU:
- Salianji mohon takimet e Bardhit me PS: Tradhti ndaj partisë!
- Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, caktohet data në Apel për Ervin Salianjin