English

CD-ja e përgjimeve shtyn gjyqin për Arbër Çekajn, Ambasada Amerikane në sallë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish gjyqin për Arbër Çekajn. Në këtë seancë pritej të lexohej mbrojtja e të pandehurit por avokatët kanë paraqitur një pretendim të ri.

- Advertisement -

Sipas avokatit mbrojtës, Maks Haxhia, CD-ja me përgjime që i është vënë në dispozicion nga Prokuroria nuk mund të hapej dhe ata nuk kanë pasur mundësi të njiheshin me këtë provë.

Kjo seancë u ndoq edhe nga një përfaqësues i ambasadës amerikane pas kërkesa se Çekajn në seancën e para dy javeve. I pandehuri kërkon nga përfaqësitë diplomatike që të ndjekin nga afër këtë proces pasi sipas tij është i montuar për të fshehur një grup të fuqishëm kriminal.

Çekaj akuzohet për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë, e cila pasi ishte nisur nga Kolumbia e fshehur në kontejnerë me banane dhe që u zbulua nga policia shqiptare në Portin e Durrës në shkurt 2018.

Sasia rekord e kokainës u kap sapo doli nga porti, nën shoqërimin e shoferit të kamionit Armando Pezaku dhe menaxherit të “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, personat që u paraqitën për zhdoganimin e mallit.

Seanca është shoqëruar me mjaft debate, pasi Çakaj ka akuzuar prokurorin, Ervin Kondili se ka manipuluar prova dhe se ka formuar grup të strukturuar kriminal pjesë e të cilit është vetë prokurori dhe dy vartësit e kompanisë së tij të importimit të bananeve.

42-vjeçari pretendon se autorët e vërtetë nuk po hetohen nga prokurori. Arbër Çekaj ka bërë reagime konkrete ka kërkuar zëvendësimin e prokurorit Ervin Kondili nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar 21 vite burg për Çekajn, i cili nga ulja e dënimit me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar, do të duhet të bëjë 14 vite burg nëse gjykata pranon një kërkesë të tillë.

Pronari i kompanisë “Arbi Garden”, u ekstradua nga Gjermania në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka deklaruar para gjykatës se, kishte porositur vetëm bananet, ndërsa pronar i kontejnerit ka qenë një tjetër person.

42-vjeçari Çekaj u arrestua në Dusseldorf të Gjermanisë marsin e shkuar, nën një identitet të rremë duke përdorur mbiemrin Jansen, e gjatë hetimeve për llogari të autoriteteve gjermane ai kërkoi edhe azil, me pretendimin se i rrezikohej jeta në Shqipëri.

Biznesmeni Çekaj dyshohet në hetimet e prokurorisë për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale”, si dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Kurse për Donaldo Lushajn u kërkon 10 vite e 6 muaj heqje lirie, ndërsa për Armando pezakun 8 vite e 6 muaj.

Në përfundim u vendos që seanca e radhës të caktohet më 4 mars.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?