English

CDU/CSU e konsideron dështim të KE hapjen e negociatave me 15 parakushte për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa ministrat e BE i dhanë dritën e gjelbër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestagun gjerman e pa këtë si një zhvillim pozitiv kundrejt një sfondi të vështirë politik ku Shqipërinë e presin shumë parakushte.

- Advertisement -

Johann David Wadephul, zv. kryetar i këtij grupi u shpreh se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërsa shtoi se është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së coronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Megjithatë ai foli ashpër lidhur me realitetin politik në të cilin u mor ky vendim.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte dëshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve, si edhe për të gjithë procesin e negociatave. Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar  CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë,” deklaroi Wadephul.

Bashkë zv. Kryetarja e CDU/CSU Katja Leikert tha se grupi i tyre parlamentar mirëpret hapjen e negociatave pas më shumë se dhjetë vitesh pritje për dy vendet.

“Shqipërisë megjithatë i mbetet ende të përmbushë detyrat e rëndësishme të 15 parakushteve. Nëse qeveria shqiptare ka vullnetin politik për të siguruar plotësimin me seriozitet të këtyre parakushteve, Gjermania do të mbështesë në mënyrë aktive Shqipërinë,” u shpreh Leikert.

Edhe Holanda qëndroi e vendosur tek kushtet e vëna dhe tha se ato duhet të plotësohen përpara Konferencës Ndërqeveritare.

Ministri i jashtëm holandez, Stef Blok tha se Holanda i njeh përparimet që ka bërë Shqipëria, por që këto përparime të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, vendi ynë duhet të plotësojë disa parakushte në lidhje me rendin ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit, që përpara mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare.

Vendimi i sotëm ngjalli më shumë optimizëm tek ndërkombëtarë në Tiranë të cilët përshëndetën Shqipërinë për progresin dhe e cilësuan hapjen e negociatave një stad të ri për vendin.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi me përmbajtje ndaj këtij lajmi që e cilësoi “të bukur, por të vonuar” dhe shtoi se qeveria e tij është e vendosur të çojë përpara plotësimin e detyrave.

 

Lexoni gjithashtu

Holanda e vendosur te kushtet: Të plotësohen para mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare

Vendimi i BE, Rama: Dera e pritjes u hap më në fund, kur dyert tona janë të mbyllura

VIDEO | Soreca uron Shqipërinë: Tani ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian

Ambasadorja Kim: Do ju mbështesim fort deri në anëtarësimin në BE

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?