English

Deputeti i CDU për Berishën: Vështirë të bashkëpunojmë me një ‘non grata’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer ka deklaruar në përfundim të vizitës në Tiranë se qëndrimi i Gjermanisë nuk ka ndryshim nga ajo që ka mbajtur SHBA për ish-kryeministrin Berisha.

- Advertisement -

“Nuk ka asnjë dallim në qëndrimet tona. Do të ishte e vështirë që të bashkëpunonim me një person që është i shpallur non grata”, shprehet Beyer.

Deputeti i CDU-së tha se në qendër të vizitës së tij në Shqipëria ka qenë për të mësuar më shumë mbi gjendjen e krizës në PD.

“Kam pasur biseda për të identifikuar situatën. Nuk jam këtu për të marrë palë”, tha ai nga ana tjetër.

“Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishëm. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare ka një përgjegjësi të madhe për të bërë opozitën në parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësues të popullit. Më interesojnë pak figurat e veçantë. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”, shtoi Beyer.

Deputeti gjerman foli edhe për integrimin e Shqipërisë, ku theksoi se ka ardhur koha që të ndahet nga RMV, integrim i së cilës është bllokuar nga vetoja e Bullgarisë.

Ndërsa për ‘Open Balkan’, Beyer deklaroi se iniciativa duhet të bëhet me rregulla të qartë dhe do të ishte mirë që të përfshiheshin të gjitha vendet e rajonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?