English

Çeki, ligji që detyron mbajtjen e maskave krijon mungesë në treg dhe prodhime artizanale në masë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri çek, Andrej Babis, iu adresua kombit këtë të hënë me një fjalim ku i bënte thirrje për guxim teksa vendi lufton pandeminë e COVID-19.

- Advertisement -

I pajisur me një maskë në fytyrë, Babis njoftoi pezullimin e lëvizjes së lirë dhe mbylljen e bizneseve për një tjetër javë.

Më 18 mars, qeveria çeke e bëri të detyrueshme me ligj mbajtjen e maskës, gjë që i detyroi banorët t’i qepin vetë, pasi stoku në dyqane u mbarua.

Sipas ligjit, policia mund të vendosë gjoba deri në 360 euro për ata që nuk mbajnë pajisje mbrojtëse.

Faqja “Çekia qep maska fytyre” ka 36 mijë ndjekës tashmë, dhe aty postohen këshilla që tregojnë se si mund të krijohen maskat nga bluzat e vjetra apo materiale të tjera shtëpiake.

Ka pasur shumë personalitete të fushave të ndryshme që janë bërë viralë nëpër rrjete shoqërore duke treguar krijimet që kanë bërë me maskat.

Republika Çeke ishte vendi me më pak të vdekur në raport me numrin e të infektuarve, dhe viktimën e parë e shënoi këtë të diel. Në total janë 1236 raste të infektuarish, pas 17.377 analizash.

Në burgje janë dërguar makina qepëse dhe pajisje përkatëse që të dënuarit t’i bëjnë vetë maskat e tyre.

Në total, të burgosurit mund të prodhojnë 50 mijë maska në muaj, sipas mediave vendase. Në Belusice, një qytet në veriperëndim të vendit, të burgosurit kanë qepur maska që u janë dërguar fëmijëve të shtruar nëpër spitale.

Kufizimet e lëvizjeve në Çeki nuk janë aq ekstreme sa në vendet e tjera, si Franca, Italia apo dhe Shqipëria. Në fakt, qytetarët shihen në kioska të krijuara në vend të hapur mund të marrin birra në dorë dhe t’i pinë në këmbë.

Pavarësisht vendosmërisë së Çekisë për të mbajtur maska, komuniteti botëror mbetet i paqartë për sa i përket aftësisë së maskave për të ndaluar infektimin nga COVID-19.

Mediat kanë ngritur gjithashtu shqetësimin e kërkesa e madhe për maska, për shkak të ligjit, ka bërë që të mos ketë stok as për mjekët në spitale.

Kjo mungesë mund të lehtësohet, pasi Kina ka premtuar të dërgojë maska, aparate ventilimi si dhe pajisje të tjera mjekësore.

Më 20 mars, në Pragë mbërritën 1.1 milionë maska FFP2, por nuk është bërë e ditur ende sesa ka paguar qeveria çeke për to.

Kriza për maska shkaktoi edhe një tjetër problem. Çekia konfiskoi 680 mijë maska në një magazinë, që sipas autoriteteve çeke po mbaheshin nga kriminelë për t’i shitur në treg të zi. Por më pas u zbulua se maskat kishin qenë duke u dërguar nga Kina për në Itali, vendin më të prekur nga COVID-19. Kjo bëri që Çekia të kërkojë falje e t’i dërgojë Romës 110 mijë maska të tjera.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?