Për herë të parë organizohet në Shqipëri “Mini Festivali i Indisë”, ngjarje që shfaqi dy aspekte spektakolare të kulturës indiane: kuzhinën e pasur dhe arkitekturën e mrekullueshme të një vendi të lashtë dhe plot tradita.
Në Universitetin Politeknik i Tiranës është hapur ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë” e kuruar nga arkitekti dhe urbanisti me famë botërore, Dikshu C. Kukreja.
Kjo ekspozitë, shfaqë pamje gjithëpërfshirëse të arkitekturës së Indisë dhe evolucionin gjatë pesë dekadave të fundit.
Gjithashtu kjo ekspozitë adreson dhe sfidat globale si ndryshimet klimatike apo urbanizimi i qëndrueshëm, ndërsa shfaqen projektet aktuale dhe të ardhshme që synojnë të krijojnë një “Indi të Re” elastike, inovative dhe të qëndrueshme.
Ekspozita synon të nxisë gjithashtu shkëmbimet e ndryshme midis studenteve të Shqipërisë dhe Indisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën
- “Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon