English

Çelja e negociatave, Komisioneri Varehelyi zbulon ndihmën e parë: 30 mln euro Ballkanit Perëndimor për coronavirusin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisionieri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter bën me dije se Bashkimi Evropian do të mbështesë Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën e krijuar nga COVID-19, duke mobiluzuar një shumë prej 30 mln eurosh në formë ndihme.

- Advertisement -

“Në të njëjtën kohë ne po punojmë fort për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përgjigjen kundër coronavirusit. Ne kemi mobilizuar 30 milionë euro për pajisje mjekësore dhe po konsiderojmë marrjen e masave për të zbutur impaktin negativ mbi ekonominë për shkak të krizës”, shkruan ai.

Më herët gjatë ditës komisioneri Varehely njoftoi vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat arritën marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Me gjithë zemër uroj të dy vendet. Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, – u  shpreh ai.

Mund të lexoni gjithashtu:

Holanda e vendosur te kushtet: Të plotësohen para mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare

VIDEO | Soreca uron Shqipërinë: Tani ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian

Vendimi i BE, Rama: Dera e pritjes u hap më në fund, kur dyert tona janë të mbyllura. Nuk do të bënim festë edhe po të ishim në paqe

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?