English

Çerekfinalet e Champions League, sot dy supersfida që garantojnë spektakël

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen mbrëmjen e kësaj të marte me dy supersfida që garantojnë spektakël. Në Bernabeu kampionët në fuqi të Europës, Manchester City synon një tjetër kualifikim përballë galaktikëve, zotëve të këtij kompeticioni, ndërsa në Emirates, Bayern kërkon autokritikë. Një përballje në të cilën në lojë është jo vetëm trofeu i Champions, por madje dhe gjithë sezoni si dhe fati i trajnerit Tuchel, që në rast humbje do të largohet menjëherë nga klubi bavarez.

- Advertisement -

Rivaliteti mes skuadrave në superduelin e Bernabeut ështëi një niveli të lartë, por madrilenët kanë një arsye të fortë për t’u hakmarrë. Ai eliminim me goleadë në sezonin e fundit, që i hapi rrugën the cityzens drejt fitimit të trofeut, diçka të tilla skuadra e Ançelottit nuk dëshiron ta përsërisë. Për planin anti City, dy lojtarë nuk janë në dispozicion si Alaba dhe portieri Courtois që mungon prej javësh, ndërsa tek anglezët Ake e Walker, me Gvardiol në dyshim. Në 5 përballjet e fundit direkte, Manchester City ka fituar 3, ndërsa spanjollët 1, me 1 përballje që është mbyllur në barazim. Rekordi i Guardiolës është pozitiv po ashtu, ku që prej 2017-ës ka fituar 5 herë përballë Realit.

Paralelisht në Londër do të vendoset fati i Thomas Tuchel, në një përballje që vlen në shumë aspekte. Arsenali vendës sfidon Bayernin, madje duke u cilësuar favorit në letër. Forma që po kalon skuadra e ARtetës është tejet pozitive në krahasim me bavarezët. Humbja e fundit në kampionat me përmbysje ndaj Heideheim ishte një shuplakë tronditëse në fytyrën e teknikut Tuchel, që në rast humbje do të largohet. Në anën tjetër Arteta është më i qetë. Përballjet direkte favorizojnë gjermanët, të cilët kanë shumë faktorë kundër.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?