English

Çerekfinalet e kthimit në Champions, supersfida që premtojnë spektakël

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fitorja në transfertë bën që Barcelona ta shohë veten një hap para parizienëve në çështjen kualifikim, edhe pse Champions ka treguar që përmbysjet mund të ndodhin, madje edhe në rezultate më të thella. Blaugranët triumfuan 3-2 ndeshjen e parë në Parc des Princes, duke konfirmuar dëshirën e madhe në fitimin e trofeut, me vendësit me një Mbappe që ishte totalisht në hije. Në Spanjë do të vuloset kualifikimi dhe heqja e golit në fushë kundërshtare, është një lloj qetësie për PSG që pësoi 3 herë në shtëpi.

- Advertisement -

Francezët e kanë treguar në 2021-shin, se mund të fitojnë edhe në shtëpinë e katalanasve, duke e eliminuar Barcelonën pas një fitoreje 1-4. Sa i përket mungesave nuk ka asgjë të re, 4 tek spanjollët dhe 3 tek parizienët. Gjithçka mbetet e hapur, ashtu di dhe në sfidën që luhet paralelisht në Dortmund, ku pritet një stadium i tejmbushur me tifozë verdhezi. Gjermanët do të provojnë të përmbysin Atletikon pas asaj humbje në transfertën e Madridit me rezultat 2-1.

Shqetësim mbetet dëmtimi i autorit të golit të vetëm të Dortmund në ndeshjen e parë Haller, i cili nuk do të luajë në mbrëmje bashkë me Bensebainin, ndërsa Bynoe-Gittens është në dyshim. Tek Atletico, tashmë sic dihet Lemar, Depay e Vitolo konfirmohen si mungesa, ndërsa listës i shtohet dhe Lino. Ky do të jetë dueli i gjashtë në Champions mes tyre, ku Atletiko ka 3 fitore, ndërsa gjermanët 2.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?