English

Ceremonia madhështore e gjeneralit të vrarë në Iran

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lideri Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei është lutur mbi arkivolin e Gjeneralit Qassem Soleimani dhe viktimave të tjera, të vrarë nga sulmi ajror pranë aeroportit të Bagdadit javën e shkuar.

- Advertisement -

Pasardhësi i gjeneralit, Easmail Ghaani qëndronte pranë tij, ashtu si edhe Presidenti i Iranit Hassan Rouhani së bashku me të tjerë zyrtarë të lartë të Republikës Islamike.

Në një moment, Khamenei është parë i përlotur gjatë lutjeve tradicionale myslimane për të vdekurit. Teksa, turma vajtonte e lëshonte britma “Vdekje Amerikës!”

Vajza e Soleimanit kërcënon SHBA-në

Më herët gjatë ditës, vajza e Soleimanit ka kërcënuar për një sulm mbi ushtrinë amerikane në Lindjen e Mesme teksa i drejtohej një turme prej qindra mijërash në Teheran e cila shtrihej aq gjatë saç mund ta kapë syri.

“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do t’i kalojnë ditët duke pritur vdekjen e tyre dhe të fëmijëve të tyre,” tha Zeinab Soleimani

Një turmë e madhe është mbledhur në qendër të Teheranit në ditën e dytë të homazheve të funeralit.

Një ditë më parë, të pranishmit, kanë brohoritur slogane kundër Amerikës dhe Izraelit përkundruall një atmosfere me këngë vajtimi që dëgjoheshin nga altoparlantët.

Kjo ishte hera e parë që Irani nderon një person të vetëm në një ceremoni që zhvillohet në disa qytete, që nga funerali i themeluesit të Republikës Islamike Ayatollah Ruhollah Khomeini në 1989-n. Sipas televizionit shtetëror iranian, miliona njerëz kanë dalë në rrugë të dielën në mëngjes teksa trupi i tij kalonte përgjatë turmës.

 

Iraku kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit iranian: Të dëbohen trupat amerikane

Iranianët vajtojnë gjeneralin, amerikanët në protestë kundër luftës me Iranin

Vrasja e gjeneralit Soleimani, reagojnë udhëheqësit botërorë, thirrje për vetëpërmbajtje

Funerali i gjeneralit Soleimani, thirrje në turmë: Vdekje për Amerikën!

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?