English

Çernobil, zjarret vazhdojnë të mos fiken prej një jave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimi i Emergjencave në Ukrainë ka vazhduar përpjekjet për të fikur zjarret në zonën e izoluar të Çernobilit, të cilat kanë një javë që vazhdojnë.

- Advertisement -

Ukraina ka angazhuar rreth 300 punonjës emergjencash, tre avionë dhe tre helikopterë.

Autoritetet raportuan se të dielën kanë lëshuar rreth 306 tonë ujë në të gjithë zonën e përfshirë nga zjarri.

Flakët ndodhen pranë stacionit të Çernobilit, i cili shpërtheu në vitin 1986 duke shkaktuar incidentin më të rëndë bërthamor në botë.

Pas shpërthimit, banorët u larguan menjëherë dhe zona u izolua plotësisht e me kontroll të rreptë.

Zjarret u përhapën më 3 prill, në anën perëndimore të Çernobilit, dhe deri tani ka qenë e pamundur që të fiken.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?