Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë serish seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji për përfshirjen në aë që njihet gjërësisht nga publiku si çështja “Babale”.
Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.
Gjykata njofton se seanca e radhës nuk është vendosur ende dhe do të ketë një komunikim të dytë në lidhje me rastin.
“Sot më datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurit Ervin Salianji.
Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anetarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.
Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.
Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU: