English

Çështja e Butrintit, Zhupa: Vendim kundër trashëgimisë kulturore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Butrintin, është kundër interesit publik dhe Kushtetutës. Në deklaratën e saj për mediat ajo është shprehur se 3 nga anëtarët e gjykatës ishin konflikt interesi mbi çështjen e Butrintit dhe vendimi krijon rrezik për trashëgimin kulturore në vazhdim.

- Advertisement -

“Dje është zbardhur vendimi i gjykatës kushtetuese, një vendim që është kundra kushtetutës, mbrojtjes se trashigimisë kulturore dhe kundra Butrintit. Ky vendim është marrë me një shumicë të brishtë, më një shumicë 4 me 5. Dua të theksoj se ne qershor 2023, në një seancë plenare si përfaqsuese e palës kërkuese kam kërkuar përjashtimin e 3 gjygjtarëve, Holta Zacaj, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci. Atëherë nuk kishim indicje për vendimarrjen sot, por kishim indicje për një konflikt interesi” tha deputetja.

Zhupa akuzon gjykatën për shkelje të ligjit. Sipas saj letra me bashkinë e Sarandës nuk janë bërë  publike.

“Sot ne marrim vesh nga vendimi  dhe një fakt tjetër, që gjykata ka marrë shkresa nga bashkia Sarandë dhe ka komunikuar me demek a janë shkelur kompetencat. Siç e parashikon ligji, ata duhet të na vënë në dijeni për të dhënë dhe ne medimin tonë. Ne më përgjegjësi të plotë se deri më sot nuk kemi marrë nga gjykata asnjë shkresë” tha Zhupa.

 LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?