English

Çështja “Toyota Yaris”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë, lirohen nga burgu 6 të arrestuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu 6 personat e arrestuar për çështjen e “Toyota Yaris”. Trupi gjykues ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje për Elvis dhe Alfred Vladin, Alban Mollaymerin, Agim Çekaj, Klevi Cani dhe Edi Lika. Lirimi i tyre nga burgu erdhi pasi gjykata ndryshoi akuzën nga “pastrim i produkteve penale” në “mosdeklarim i të hollave në kufi”.

- Advertisement -

Menjëherë pas këtij vendimi të gjykatës, ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili akuzoi gjyqtarin e çështjes si te lidhur me opozitën dhe krerët e saj.

“Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK-së në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me “Toyota” e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin.”-theksoi z. Balla.

Por përmendja nga Balla e lirimit  arrestuarve për çështjen njihet si “Toyota Yaris”, për sekretarin për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata janë vetëm “lot krokodili”.

“Taulant Yaris bëri gjithçka të prishte dosjen për të zhdukur provat e përfshirjes së tij në aferën e pastrimit të 3.4 milionë eurove.”-tha z.Gjata.

Fillimisht hetimi  për këtë çështje nisi nga Prokuroria e Durrësit, më pas dosja kaloi te Krimet e Rënda, pasi ndaj personave të dyshuar rëndonte akuza e pastrimit të parave.

 Por vetëm pak ditë para se Krimet e Rënda të shkriheshin dhe të krijohej SPAK, çështja kaloi në Gjykatën e Tiranës, e cila ndryshoi akuzat për të pandehurit e kësaj çështjeje duke i nxjerrë ata nga qelia.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?