English

Turizmi në kolaps, turoperatorët kërkojnë subvencionim nga qeveria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kliton Gërxhani, zv. kryetar i Shoqatës së Turoperatorëve dhe biznesmeni e njëkohësisht drejtor për rajonin e Durrësit i Agjencisë Unoni Turistik Shqiptar, Fatos Çerenishti në një lidhje paralele ‘live’ me ‘Ilva Now’, diskutuan lidhur me ndikimin që do të ketë në turizëm situata e krijuar në vend për shkak të coronavirusit

- Advertisement -

Sipas z. Gërxhani, situata e krijuar ka sjellë bllokimin 100% të turizmit, i cili si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, që i jep çdo vit 1,8 mld euro ose 15 % të PBB, sot është në kolaps të plotë.

Duke theksuar faktin se për pjesën e parë të vitit janë anuluar të gjitha prenotimet, z. Gërxhani u shpreh skeptik për turizmin edhe gjatë pjesës tjetër të këtij viti.

Të njëjtën gjë theksoi edhe z. Çerenishti, i cili konfirmoi faktin se për periudhën mars-prill-maj janë anuluar të gjitha prenotimet, por ai u shpreh optimist se ndoshta në turizmin veror do të kishte një shenjë drite.

“Ne si shoqata të turizmit kemi dalë me disa kërkesa ndaj qeverisë dhe një nga kryesoret është subvencionimi i i sigurimeve shoqërore të punonjësve, subvencionim të pagës nga 50-100 për qind. Na është dashur 5-6 vjet që të trajnojmë këta punonjës që kemi, të cilët sot s’kemi mundësi t’i paguajmë.  

Unë jam më optimist duke shpresuar tek turizmi veror. Nëse nuk do ketë prenotime, do të jetë e vështirë. Partnerët tanë jashtë vendit janë të trembur, po negociojmë duke iu ofruar çmime të ulëta, por e shohim të vështirë”, tha z. Çerenishti.

Nga ana tjetër, z. Gërxhani duke e cilësuar turizmin, sektorin më të prekur nga kjo traumë që po kalon e gjithë shoqëria, kërkoi që shteti ta trajtojë këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë përmes një pakete speciale.

“Turizmi është sektori më i goditur, të paktën të mos merren taksat në këtë kohë, të subvencionohemi dhe pjesa e rrogave të punonjësve. Janë masa që po i marrin të gjitha vendet e rajonit, Mali i Zi, Maqedonia e të tjerë që e kanë mbështetur turizmin”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?