Maturantët deri më datë 3 gusht duhet të zgjedhin degët që duan të studiojnë në universitet. Por çfarë ofron tregu i punës? Ekspertët thonë që në 4 vitet e fundit degët e mjekësisë, por dhe të teknologjisë, janë pozicione ku kërkohen punëtorë.
“Sot është trendi i kohës që është TIK, është një degë që ofron punë, por nuk qëndrojnë pas as ato degët ekonomike, kryesisht menaxhim biznesi, shumë më shumë se sa financë, kontabilitet apo marketing. Së fundi preferohen ato degë që kanë të bëjnë me profesionet e rregulluara, duke qenë se vitet e fundit vendi ynë ka pasur prioritet rindërtimin dhe ka prioritet infrastrukturën”, thotë Erjon Muça, ekspert Arsimi.
Qeveria shpalli 36 programe studimi në fushën e bujqësisë, turizmit, shkencave sociale dhe shkencore si degë me prioritet kombëtar. Por të rinjtë nuk e vlerësojnë prioritet për të ardhmen e tyre, duke ngritur pikëpyetje për tregun e punës
“Janë ato degë që të rinjtë nuk i preferojnë dhe mekanizmi për t’i stimuluar është element pozitiv, por duhet parë tendenca e reflektimit në përzgjedhje të tyre. Kjo tregon që edhe preferenca e maturantëve qëndron tek tendenca e fundit, që janë degë perspektive kudo jo vetëm në Shqipëri”, shprehet eksperti.
Ketë vit është hequr mesatarja për këto që do të zgjedhë këto degë, duke lehtësuar përzgjedhjen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Punonjësi i kujdesit për fëmijë akuzohet për abuzim seksual të 91 të miturve
- Të rinjtë nuk duan të punojnë, synojnë emigrimin