Ushtria izraelite ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër Hezbollahut të hënën, duke bombarduar objektivat e grupit militant në jug të Libanit, në lindje të luginës Beka dhe në rajonin verior në kufi me Sirinë.
BBC ka zbuluar dhe disa nga objektivat e Izraelit në valën e re të sulmeve që ka nisur në Liban.
Një zyrtar i lartë ushtarak izraelit ka deklaruar se IDF “aktualisht është duke u fokusuar vetëm në fushatën ajrore” pasi u pyet nëse një pushtim tokësor i Libanit jugor është i pashmangshëm.
Duke folur në një konferencë për gazetarët, zyrtari përcaktoi tre synimet ushtarake për fushatën aktuale, të cilat do t’i lejonin Izraelit të arrinte qëllimin e tij për të kthyer mijëra qytetarë të zhvendosur në veri të vendit.
Zyrtari nënvizoi se Izraeli dëshiron të degradojë aftësinë e Hezbollahut për të gjuajtur raketa mbi kufi, siç ka bërë që nga 8 tetori, si dhe të largojë luftëtarët e tij nga kufiri Liban-Izrael.
Qëllimi i tretë është shkatërrimi i infrastrukturës që është ndërtuar nga forcat elitare të këmbësorisë së Hezbollahut – forcat Radëan – të cilat sipas zyrtarit përdoren për të sulmuar “komunitetet izraelite në veri, për të masakruar, vrarë dhe rrëmbyer civilë”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Akuzohen për bashkëpunim me Izraelin, arrestohen 12 persona në Iran
- Sulmi izraelit në shkollën në Gaza, humbin jetën 7 persona