English

Çfarë thonë ekspertët: A mund të reduktohet dëmi i tymosjes së cigares?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Mënyra të reja për përdorimin e duhanit janë alternativa më pak të dëmshme. Pajisjet pa tym dhe produktet të cilat nuk e djegin duhanin mund të zëvendësojnë cigaret pasi janë më pak të dëmshme,” këto ishin fjalët hapëse të pedagogut të Universitetit të Mjekësisë në Tel Aviv dhe Presidentit të Kongresit të Arteriosklerozës, Dr. Dov Gavish.

- Advertisement -

Pjesë e panelit të ekspertëve të konferencës së zhvilluar së fundmi “Alternativat pa tym: A janë një mundësi për të reduktuar dëmin e shkaktuar nga tymosja”, Gavish pohoi se kalimi i duhanpirësve të rritur, nga cigaret tek këto alternativa të reja duhet të mbështetet si një rrugë drejt lënies së cigares.

Profesori nënvizoi faktin se tymosja është problem i të gjithë shoqërisë, pasi përveç duhanpirësve, edhe personat rreth tyre ekspozohen ndaj tymit të cigares. Siç e dimë tymi i prodhuar nga djegia e cigares përmban substanca të dëmshme dhe toksike. Gavish, ka qenë figurë e rëndësishme në diskutimin e lënies së cigares, por edhe një aleat i mundësive të tjera që duhanpirësit mund të kishin.

“Duhet të gjejmë mënyra alternative për të konsumuar nikotinën, e cila edhe pse krijon varësi, nuk është aq e dëmshme,” thotë Dov Gavish duke vendosur theksin edhe tek fakti se, “dëmi reduktohet kur individët nuk ekspozohen ndaj substancave toksike.”

Ai gjithashtu gjatë deklaratës së tij shtoi se ka alternativa më pak të dëmshme që vërtetojnë bashkëpunimin e suksesshëm të teknologjisë, shkencës dhe mjekësisë, siç janë pajisjet me ngrohje, të cilat eliminojnë djegien dhe reduktojnë emetimin e substancave të dëmshme.

“Tematika të tilla, për profesor Gavish, janë shumë të rëndësishme dhe duhen diskutuar pasi kështu i jepet rëndësia e duhur dhe mund të reflektohet”.

‎Sipas tij, ndikimi që tymosja e cigares ka tek shëndeti i individëve mund të modifikohet dhe të reduktohet. Por informimi i saktë dhe i bazuar tek shkenca është thelbësor në ecjen përpara me këtë qasje.

“Tymosja, me edukimin e duhur të përdoruesve mund të eliminohet, por deri në atë moment ne duhet të përdorim të gjitha mjetet alternative të mundshme për të ndikuar tek duhanpirësit për të lënë cigaren”, kështu përmbylli dhe fjalën e tij Profesori Dov Gavish.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?